Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMPedagogët “Lëvizja Pranverore Universitare”

Pedagogët “Lëvizja Pranverore Universitare”

Stafet pedagogjike të universiteteve publike u janë rikthyer sot protestave të paralajmëruar, që ata e quajnë lëvizja pranverore universitare. Të grumbulluar në sheshin përpara Universitetit Politeknik në Tiranë ata kanë kërkuar rritje të pagës me 50%, si dhe rritje të buxhetit për arsimin. Pedagogët janë shprehur se nuk do të ndalen deri sa kërkesat e tyre të marrin zgjidhje. Vjeshtën e kaluar, në nisje të vitit akademik 2022-2023, për më shumë se 2 muaj bojkotuan procesin mësimor. Ata thanë se lëvizja pranverore universitare do të vijojë edhe në muajt në vazhdim. Pedagogët u bënë thirrje studenteve t’i bashkohen tubimeve të tyre për kauzën e përbashkët të një arsimi cilësor. Qeveria u ka plotësuar kërkesën për rritjen e rrogave deri në masën 15 për qind, një pjesë nga qeveria dhe një pjesë nga burimet e brendshme të vetë universiteteve. Kërkesat e pedagogëve: – Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës; – Rritja e financimit për kërkimin shkencor; – Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëmshmëri shëndeti në punë’; – Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë; – Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare; – Rivlerësimi i orës mësimore, pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit; – Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare; – Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”; – Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments