Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 25 të infektuar me COVID

MSHMS: 25 të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 459 testime, nga të cilët 25 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas MSHMS rastet pozitive janë në këto bashki: 16 qytetarë në Tiranë, nga 2 në Lezhë, Fier, Dimal, nga 1 qytetar në Shkodër, Lushnjë, Vlorë. Ministria informon se, “janë 158 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”. “Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments