Të ardhurat në buxhet rritje me 62 miliardë lekë

0
1

Të ardhurat totale në vitin 2022 u realizuan në masën 572.7 miliardë lekë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 62 miliardë lekë, ose 12.2%. Shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2022, arritën në rreth 651 miliardë lekë me një realizim në 97.6% të planit vjetor. Krahasuar me vitin 2021, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 9.2 % më të larta, ose rreth 55.05 miliardë lekë më shumë. Niveli i deficitit për periudhën për vitin 2022 rezultoi në rreth 78 miliardë lekë, nga rreth 83.6 miliardë lekë deficit i planifikuar. Një viti më parë niveli i deficitit rezultonte 85 miliardë lekë. atsh