Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENjë tjetër tërmet me magnitudë 6.4 godet Turqinë jugore

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 godet Turqinë jugore

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur sërsih Turqinë jugore, disa javë pasi një tërmet vdekjeprurës shkatërroi rajonin. Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave Afad tha se tërmeti ndodhi në orën 20:04 me orën lokale. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kishte pasur dëme të tjera në ndërtesa në Antakya. Një magnitudë 7.8 goditi rajonin më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 44,000 persona në Turqi dhe Siri. Autoritetet turke kanë regjistruar më shumë se 6,000 pasgoditje që nga ai tërmet, por ekipi i BBC në rajon tha se lëkundjet e sotme janë ndjerë shumë më të forta se ato të mëparshme. Dëshmitarët thanë se më së shumti është ndjerë edhe në Siri, Egjipt dhe Liban. Aktualisht nuk dihet se sa dëme ka shkaktuar ose nëse ka viktima. Antakia, kryeqyteti i provincës Hatay të Turqisë, ishte një nga vendet e goditura më rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments