Shënohen 24 vite nga shpallja e “Peizazhit të Mbrojtur Liqeni i Pogradecit”. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli pamje fantastike nga ky liqen. Në përbërje të këtij peizazhi të mbrojtur përfshihet Liqeni i Ohrit (sit i trashëgimisë natyrore botërore), gropa e Pogradecit, pragu i Çërravës, Mali i Thatë dhe pjesa lindore e Malësisë së Mokrës. Flora dhe fauna dhe shkalla e biodiversitetit në Liqenin e Pogradecit është e lidhur fort me cilësinë e ujit të liqeneve dhe kushtet e ekosistemit. Bimësia bregdetare e Liqenittë Pogradecit është e pasur me 125 lloje, nga të cilat 9 lloje janë bimë ujore. Liqeni i Ohrit dhe liqenet e Prespës përbëjnë një bërthamë të rëndësishme të Rezervës së Biosferës. Numri i madh i fosileve të gjalla të llojeve endemike, parruazorë (sidomos molusqe gastropodë) dhe rruazorë (peshq), i japin liqenit vlera të trashëgimisë botërore.