Vlerat e larta barike do të sjellin në republikën e Kosovë dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, KU kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kosovës. Përjashtuar zonat veriore dhe verilindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të pakta. Temperaturat e ajrit do të rriten duke ngjitur termometrin deri në 11°C. Po ashtu, Territori i MV deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e moti të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, POR pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash kryesishtë në zonat Lindore. Ndërsa; parametri i erës do të jetë disi problematik ku herë pas here do të ketë shpejtësi të lartë. Temperaturat e ajrit do te vijojë të rriten. Si pasojë e një qendre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në Jugperëndim të Europës; gadishulli Iberik dominohet nga vranësira dhe reshje të dendura shiu, KU herë pas here do të ketë stuhi të forta ere. Po ashtu; do të vijonjë reshjet e dëborës dhe ngricat në gadishullin skandinav si edhe Europën Lindore NDERSA pjesa më e madhe e Europës do të PARAQITET nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.
Rajoni,Europa Moti-E Diel 19 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES