Disa anëtarë të NATO-s kanë rënë dakord të dhurojnë tanke “Leopard 2A4” në Ukrainë, të cilat së bashku do të përbëjnë një batalion, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Blaszczak mori pjesë dje dhe sot në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. “Ne diskutuam krijimin e një koalicioi donatorësh të tankeve “Leopard 2″,” tha sot Blaszczak në një konferencë per shtyp, pas përfundimit të takimit. “Kemi arritur të grumbullojmë një batalion tankesh “Leopard 2A4″. Unë e mora këtë detyrë e cila përfundoi me sukses”, tha ministri polak i Mbrojtjes. “Përveç 14 tankeve “Leopard” të Polonisë, Norvegjia do të ofrojë tetë, Kanadaja katër dhe Spanja katër deri në gjashtë tanke,” tha Blaszczak. “Gjithashtu Finlanda do të marrë pjesë në projekt si donator i tankeve që do të mbështesin batalionin e blinduar”, shtoi ai. “Ekuipazhet e tankeve ukrainase po trajnohen në Poloni me pjesëmarrjen e instruktorëve kanadezë dhe norvegjezë”, tha Blaszczak. atsh