Flota e anijeve të peshkimit po i nënshtrohet rinovimit të plotë falë edhe mbështetjes së qeverisë për këtë industri. Pëllumb Lato nga qyteti i Vlorës është një prej përfituesve të masës për rikonstruksionin e anijeve të peshkimit nga Skema Kombëtare 2022. Ai ka 25 vite që merret me peshkim dhe ndihmesa e dhënë ishte e domosdoshme, për përmirësimin e kushteve të peshkimit. Pas shumë vitesh u realizua ndryshimi i motorit të anijes “Rigels” duke rritur edhe sigurinë për daljet në det. Pëllumbi shprehet se edhe subvencioni për karburantin lehtësoi shumë shpenzimet në punën e tyre të përditshme. Në Skemën Kombëtare 2022, peshkimi për herë të parë, mori mbështetje me dy masa financuese, rikonstruksioni i flotës dhe subvencionimi me 40 lekë për litër për furnizimet me karburant. Ndërsa për nxitjen e këtij sektori qeveria ka krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqjen e akcizës për karburantin, heqjen e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit, etj. Qëllimi ishte ulja e kostove për peshkatarët dhe nxitja e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit. Në sektorin e peshkimit në vendin tonë operojnë mbi 210 anije peshkimi atsh
Skema Kombëtare, rinovim i plotë i flotës së anijeve të peshkimit
RELATED ARTICLES