Nevojitet një ndihmë urgjente humanitare me vlerë 400 milionë dollarë për Sirinë pas tërmeteve shkatërruese, tha sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Fondi do të ndihmojë në sigurimin e ndihmës së nevojshme për gati 5 milionë sirianë, duke përfshirë strehimin, kujdesin shëndetësor, ushqimin dhe mbrojtjen”, tha Guterres ndërsa u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së për donacione. Guterres konfirmoi gjithashtu se pikat kufitare Bab al-Salam dhe al-Ra’e janë hapur pas autorizimit të qeverisë siriane të hënën. Ai tha se një kolonë prej 11 kamionësh me ndihma humanitare është nisur drejt Sirisë. Presidenti sirian, Bashar al-Assad hapi dy pika të tjera kufitare në Turqi për të lejuar dërgimin e ndihmave ndërkombëtare. Bab al-Salam dhe al-Ra’ee supozohet të qëndrojnë të hapura për tre muaj. Deri më tani, vetëm vendkalimi Bab al-Hawa është autorizuar të qëndrojë i hapur nga qeveria siriane në Damask. Vendkalimet kufitare janë në zona të kontrolluara nga rebelët kundër regjimit. Gjithashtu, një aeroplan saudit i ngarkuar me ndihma u ul sot në qytetin sirian të Alepos, duke transportuar 35 tonë ndihma ushqimore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA të Sirisë. atsh
OKB: Nevojiten 400 milionë dollarë për Sirinë
RELATED ARTICLES