Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Ofensiva e re ruse në Ukrainë ka filluar

Stoltenberg: Ofensiva e re ruse në Ukrainë ka filluar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se një ofensivë e pritur prej kohësh nga forcat ruse kundër Ukrainës tashmë ishte duke u zhvilluar. “Rusia tashmë po dislokon mijëra e mijëra trupa të tjera, duke pranuar një shkallë të lartë të viktimave, dhe humbje të mëdha, por duke ushtruar presion mbi ukrainasit”, tha Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel. “Ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata përpiqen ta kompensojnë në sasi”, tha Stoltenberg. “Për mua, kjo thjesht thekson rëndësinë e kohës. Është urgjente t’i sigurohet Ukrainës më shumë armë,” tha ai, përpara një takimi të kryesuar nga SHBA-ja të martën, me rreth 50 vende për të koordinuar dërgesat e armëve në Ukrainë. “Ne jemi në një garë logjistike”, tha ai. “Pajisjet kryesore si municioni, karburanti dhe pjesët rezervë duhet të arrijnë në Ukrainë përpara se Rusia të marrë iniciativën në fushën e betejës. Shpejtësia do të shpëtojë jetë”, theksoi Stoltenberg. Ukraina dhe aleatët e saj kanë thënë për javë të tëra se pritet një sulm i madh rus në lindje me afrimin e pranverës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments