Për festën e Shën Valentinit, bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve. Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vetë me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe. Një balonë gjigande me zemra ndodhet përpara bashkisë, ndërkohë që ato kanë “pushtuar” pothuajse gjithë fasadën. Zbukurimet janë realizuar edhe në zona të ndryshme të qytetit. atsh