Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKapërcimi i vakteve mund të ketë pasoja shëndetësore

Kapërcimi i vakteve mund të ketë pasoja shëndetësore

Kapërcimi i një ose më shumë vakteve lidhet me rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe problemeve kardiovaskulare, por edhe të ngrënit shumë pranë njëri-tjetrit nuk është i shëndetshëm. Hulumtimi, i kryer në më shumë se 24,000 njerëz mbi moshën 40 vjeç, zbuloi se kufizimi i ngrënieve të vakteve gjatë ditës lidhet me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë së hershme gjithashtu dhe anashkalimi i mëngjesit lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjeve nga problemet e zemrës ose enëve të gjakut. Përfundimet, u publikuan në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics , dhe vunë në pikëpyetje përfitimet e ushqyerjes me ndërprerje duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit dhe vëmendjes ndaj ushqyerjes së trupit në kohën e duhur. Kapërcimi i vakteve është më i zakonshëm tek ata që pinë duhan dhe alkool dhe tek ata që nuk ushqehen mjaftueshëm me vlera ushqyese. Një shpjegim i mundshëm për rrezikun qe sjell kapërcimi i vakteve, do të konfirmohet në studime të mëtejshme. Anashkalimi i vakteve çon në marrjen e të gjitha kalorive që na nevojiten duke shkaktuar çekuilibër në organizëm, për shembull në rregullimin e glukozës dhe menaxhimin e dobët të metabolizmit. Jo më kot edhe ngrënia e të tre vakteve, por në kohë me më pak se 4.5 orë diferencë, lidhet me një rrezik më të madh të vdekshmërisë së hershme. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments