Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETryezë për zgjidhjen e problematikës së Urës së Matit

Tryezë për zgjidhjen e problematikës së Urës së Matit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka organizuar një takim ku është diskutuar problematika e Urës së Matit dhe mënyrat për zgjidhjen e saj. Në tryezë kanë qenë edhe përfaqësues të shoqatës “Europa Nostra”: Peter Bond, Pedro Ponce de Leon dhe Lida Miraj. Ministrja Margariti pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Eugen Kallfani dhe dekanin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Armand Vokshi, bëri me dije të gjitha nismat e ndërmarra deri më tani, që nga ngritja e grupit ndërinstitucional të punës, nën drejtimin e zv.kryeministres Balluku, hartimin e projektit në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe institucionet e linjës, me financimin e Ministrisë së Kulturës, si dhe planin e masave në vijim. “I bëmë ftesën “Europa Nostra”-s të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve, përmes pjesëmarrjes konkrete, me ekspertë e mundësi financimi dhe jo vetëm me evidentim të tyre pasi përballemi me to”, shkruan ministrja Margariti në një postim në rrjetet sociale. Ura e Matit gjendet pranë qytetit të Milotit, në veriperëndim të vendit. Ajo është vepër e inxhinierit projektues Erwin Schnitter dhe e inxhinierit zbatues Gjovalin Gjadri. Është e gjatë 480 metra, me pesë harqe celiku. U emërtua si Ura e Zogut në nder të mbretit Zog dhe për 50 vjet mbeti e vetmja urë mbi lumin Mat. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments