Karta e Studentit së shpejti do të jetë një mbështetje për studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duke lehtësuar barrën financiare për produkte e shërbime të ndryshme. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nënshkruan sot marrëveshjen për kartën e studentit, si dhe delegimin dhe administrimin e kartës nga bashkia Durrës. Sipas kësaj marrëveshjeje, çdo student i pajisur me kartë do të përfitojë shërbime dhe produkte me çmime të reduktuara ose falas, të ofruara nga vetë bashkia apo edhe institucione të tjera publike dhe partnerë, të cilët bëhen pjesë e këtij programi, të tilla si Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu”, rrjeti muzeal, Biblioteka Publike, Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, stadiumi “Niko Dovana”, etj. ATSH
Karta e Studentit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”
RELATED ARTICLES