Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë u rrit në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë, bërri të ditur se, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat në dhjetor arriti në 1.89%. Krahasuar me një vit më parë, interesi i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.22%. Ndërsa krahasuar me muajin mars, kur Banka e Shqipërisë rriti normën bazë, interesi i depozitave u rrit me 1.19%. Rritja e normave të interesit të depozitave është reflektim i ndryshimit të kahut të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë. Prej muajit mars deri në muajin nëntor 2022, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit nga 0.5% në 2.75%. atsh