Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Kontingjenti i parë i FSK-së niset për Turqi

​Kontingjenti i parë i FSK-së niset për Turqi

Kontingjenti i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit është nisur për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se pas kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun turk, Hulusi Akar, vendimit të kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmanit, është nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm. “Nisëm kontingjentin tonë në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm. Taskforca jonë përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9. Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit. Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja”, ka shkruar Mehaj. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments