Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELiqeni i Xhemës në Valbonë

Liqeni i Xhemës në Valbonë

Shqipëria ofron për turistët e huaj dhe vizitorët vendas atraksione mjaft interesante dhe gjatë sezonit dimëror. Liqeni i Xhemës, në hyrje të Valbonës është një tjetër destinacion turistik, i cili ofron bukuri malore, ku ndërthuren bardhësia e dëborës me ngjyrat e kaltra të këtij liqeni e ku pamja që të ofrohet është mbresëlënëse. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka postuar sot në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, ku shprehet se, tani në dimër merr pamje magjike. Liqeni i Xhemës është një liqen natyror i vendosur në hyrje të zonës së banuar të fshatit Valbonë, pjesë e Parkut Kombëtar të Valbonës. Ky atraksion është i arritshëm për çdo grupmoshë për ecje dhe eksplorim. Në hyrje të luginës, buze rrugës nacionale e cila është e asfaltuar, për vizitorët ka tabela orientuese dhe mund të ndiqet shtegu në mënyrë autonome edhe pa ndihmën e një guide. Shtegu kalon përmes pyllit të gjelbëruar në pranverë apo atij të artë në vjeshtë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments