Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKonferenca e VII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës

Konferenca e VII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës

Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit dhe Boletinit, Manastiri do të jetë ndalesa e radhës për edicionin e përvitshëm të Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) së bashku me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (Shkup) dhe Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe (Manastir), organizon Konferencën e VII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës në datat 10-11 qershor 2023. Qëllimi i konferencës është mundësimi i një pikëtakimi mes ekspertëve dhe studiuesve të arkivave të trojeve shqiptare dhe të arkivave të rajonit, të cilët mblidhen për të diskutuar periodikisht për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe për vizionin e punës së arkivave në realitet e sotme. DPA-ja fton studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe me propozime të larmishme. Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, kjo ftesë për pjesëmarrje u drejtohet të gjitha profileve të tjera të arkivistëve, historianëve e studentëve dhe veçanërisht institucioneve që ruajnë, apo që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive. Abstraktet e punimeve do të pranohen deri më datë 31 mars 2023 në shqip dhe në anglisht dhe mund të dërgohen në faqet zyrtare të dy institucioneve arkivore homologe, [email protected] dhe [email protected]. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments