Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëria në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile

Shqipëria në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile

Shqipëria hodhi hapin e fundit për t’u bërë anëtare e plotë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke miratuar të enjten në Kuvend marrëveshjen përkatëse. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, ratifikimi në Kuvend i kësaj marrëveshjeje, është një akt i rëndësishëm që paraprin anëtarësimin e plotë në këtë bashkim forcash me aleatët tanë. “Ratifikimi nga Parlamenti, i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BE për pjesëmarrjen e vendit tonë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, një akt i rëndësishëm që paraprin anëtarësimin e plotë në këtë bashkim forcash me aleatët tanë, në përballje me rreziqet natyrore që mund të godasin vendin dhe jo vetëm, si pasojë e ndryshimeve klimatike”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale. Anëtarësimi i Shqipërisë në mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile për të gjitha llojet e fatkeqësive, natyrore dhe të shkaktuara nga dora e njeriut. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments