Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina në alarm ajror mbarëkombëtar përpara samitit të BE

Ukraina në alarm ajror mbarëkombëtar përpara samitit të BE

Ukraina ka vendosur që herët në mëngjes në gatishmëri të plotë sistemet e mbrojtjes ajrore, në mbarë vendin, përpara një takimi të planifikuar sot mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, në Kiev. Ishte e paqartë nëse alarmi ajror do të kishte ndonjë ndikim në takim. “Alarmi u shkaktua nga prania e avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore të vendit fqinj të Ukrainës, Bjellorusisë”, sipas burimeve të Kievit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell do të marrin pjesë në samit. “Nuk heqim dorë nga vendosmëria jonë”, shkroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, më herët në Twitter, duke iu referuar mbështetjes së BE-së për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse një vit më parë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments