Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta dëbore. POR mbeten problematike ngricat në të gjithë akset rrugore pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura dhe ngrica të theksuara.Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik në pothuajse gjithë territorin KU kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat veri-veriperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në `të gjithë MV.Zhvillimi i një cikloni të fuqishëm në veri të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe reshje dëbore KU më të dendura do të jenën në skandinavi dhe më pak në Alpet e Europës. Po ashtu, do të vijojjnë brigjet e detit të zi dhe pjesërisht brigjet e Egjeut nën dominimine reshjeve të shiut dhe stuhive të erës. NDERSA pjesa më e madhe e Europës do të PARAQITET nën dominimin e masave te ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta, KU vlera të ulëta do të shënohen edhe në gadishullin e Ballkanit.
Rajoni-Europa Moti-E Enjte 2 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES