Tensione të forta në frontin e luftës në Ukrainë. SHBA është gati të dërgojë raketa të reja me rreze më të gjatë për të mbështetur rezistencën ukrainase, por Moska paralajmëron Uashingtonin se ‘’furnizimi i ri do të çojë në një përshkallëzim ushtarak’’. Sipas disa mediave që citojnë Reuters, Shtetet e Bashkuara po përgatisin më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila pritet të përfshijë për herë të parë raketa me rreze të gjatë veprimi, si dhe municione dhe armë të tjera. Ndihma ushtarake, sipas dy liderëve amerikanë, duhet të shpallet që në fillim të kësaj jave. Ato duhet të përfshijnë pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, municione precize të drejtuara nga distanca dhe armë antitank Javelin. Vendimi i Uashingtonit çon në një reagim nga Rusia. ‘’Furnizimet e reja të SHBA-së në Ukrainë, duke përfshirë çdo raketë me rreze të gjatë veprimi, nuk do të ndryshojnë ngjarjet në terren, por vetëm do të kontribuojnë në përkeqësimin e përshkallëzimit’’,deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. ATSH