Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“ArchiGames” në Muzeun Marubi

“ArchiGames” në Muzeun Marubi

Në qytetin e Shkodrës është realizuar loja edukative ArchiGames, një projekt dedikuar fëmijëve për njohjen e arkitekturës dhe vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të tyre. Me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, “ArchiGames” po zbaton projektin edukativ nëpërmjet lojës. Loja e radhës u zhvillua në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Të luash, të mësosh, por dhe të angazhohesh, ky ka qenë qëllimi kryesor i projektit që është sjellë me shumë kujdes drejt finales nga arkitektja e re Xhoana Kristo dhe “ArchiGames”. Në ditën e promovimit të “ArchiGames – Mëso Arkitekturën duke Luajtur për qytetin e Shkodrës”, Ester është shpallur si kryearkitekte e Shkodrës. Ajo është nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia” dhe njëkohësisht, fituese e lojës në konkursin mes shkollave 9-vjeçare të qytetit. Projekti nisi shtatorin e kaluar duke realizuar punën kërkimore në terren me ndihmën e profesionistëve. Produkti i këtij startup-i janë edicionet e lojës “Mëso arkitekturën duke luajtur” Shkodra dhe Tirana. Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është mbështetësi financiar i ArchiGames. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments