Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëria në mekanizmin e mbrojtjes civile të BE, miratohet projektligji

Shqipëria në mekanizmin e mbrojtjes civile të BE, miratohet projektligji

Komisioni për Integrimin Europian miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, njëra palë, dhe Bashkimit Evropian, pala tjetër, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në mekanizmin e mbrojtjes civile të bashkimit”. Në fjalën e saj, gjatë prezantimit të projektligjit Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Geraldina Prodani tha se, “anëtarësimi i Shqipërisë në mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile për të gjitha llojet e fatkeqësive, natyrore dhe të shkaktuara nga dora e njeriut”. Prodani tha se, “Ministria e Mbrojtjes vlerëson pozitivisht anëtarësimin në këtë mekanizëm ndërmjet ratifikimit të kësaj marrëveshje për faktin se kjo do jetë në dobi të forcimit të kapaciteteve të Shqipërisë në gatishmëri dhe përgjigje si dhe do të rrisë kapacitetet në marrjen dhe dhënien e ndihmës ndërkombëtare dhe do të rrisë ndërveprimin me organizatat homologe të mbrojtjes civile”. Relatori i çështjes, Etjen Xhafaj, u shpreh se nga kjo marrëveshje Shqipëria përfiton si të jetë një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ndërsa, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, u shpreh se kontributi nga ana e mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian është një vlerë e shtuar. “Shqipëria pa qenë vend anëtar do përfitojë nga mekanizmi i mbrojtjes civile që është një ndihmesë shumë e madhe. Vlerë e shtuar kontributi nga ana e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së që do të jetë pa limit”, vuri në dukje Tabaku. Tabaku njoftoi anëtarët e komisionit se Kuvendi i Shqipërisë ka prezantuar planin për zbatimin e rekomandimeve të progres raportit të Komisionit Europian pak ditë më parë në Bruksel. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments