Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan reshjet e dëborës, ndërsa temperatura shënon -3 °C. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e këtij aksi është në terren, për të siguruar qarkullimin e mjeteve. Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks, ARRSH rekomandon përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjen me zinxhirë. ATSH
Reshje bore në Qafë Thanë-Korçë, ARRSH: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë
RELATED ARTICLES