Në Athinë u zhvillua trajnimi mbi kontrollet e tregut agro ushqimor, verërave dhe pijeve alkoolike, ku Shqipëria mori pjesë me përfaqësues inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Trajnimi kishte si synim përmirësimin e njohurive, si dhe qasjen në praktikat e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për rritjen e efikasitetit të autoriteteve kompetente dhe organeve të kontrollit për Certifikimin e produkteve si Specialitet Tradicional i Garantuar, Emërtim Origjine apo për Tregues Gjeografik. Në cilësinë e produktit përfshihen treguesit gjeografikë, të cilët theksojnë marrëdhënien midis rajonit gjeografik dhe emrit të produktit, ku një e dhënë specifike ose karakteristike t’i atribuohet në thelb rajonit të tij gjeografik. Ky sistem u krijua nga Bashkimi Europian për të informuar konsumatorët për veçoritë specifike të produkteve, si dhe për të mbrojtur tiparet karakteristike të emërtimeve të tyre gjeografike (si ne rastin e verërave) dhe gjithashtu disa skema cilësore për produktet ushqimore dhe bujqësore, specialiteti tradicional i garantuar (STG). ATSH
Kontrollet e tregut agro-ushqimor, trajnim në Athinë
RELATED ARTICLES