Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENjë aset i ri arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit

Një aset i ri arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në një postim në rrjetet sociale, zbulimet e reja arkeologjike, nga gërmimet që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi”. “Gërmimet zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike, një kullë fortifikimi e shek, një kullë fortifikimi e shek. IV-III para Krishtit, por dhe artefakte, si enë qeramike, figurina, tulla, tjegulla, që datojnë prej shek. V-III para Krishtit”, theksoi Margariti. Ministrja shtoi se, “këto zbulime na çuan në vendimin për zhvendosjen e themeleve të shkollës, hartimin e një projekti konservimi dhe hapjes për publikun”. “Ky zbulim, një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit, hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik, duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë. Të dhëna këto deri tani sporadike”, nënvizoi Margariti. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments