Thursday, March 13, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTMegi Doçi fiton “Këpucën e Artë” të vajzave për vitin 2022

Megi Doçi fiton “Këpucën e Artë” të vajzave për vitin 2022

Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF-së ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit. Trofe që nuk kishin nevojë në fakt për votim, pasi ishin përcaktuar me gjuhën e golave të dy prej protagonistëve të vitit të kaluar. Këpuca e Artë 2022 për vajza i ka shkuar sulmueses së Vllaznisë, Megi Doçi, rekordmene absolute në kampionatin e vajzave me fanellën kuqeblu me 66 gola të shënuar sezonin e kaluar, ndërsa trofeun ia ka dorëzuar anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila u shpreh: “Isha 10 vjeç kur babai më mori përdore dhe më çoi në stadium, nga ajo ditë u dashurova me futbollin dhe më pas nuk reshta së luajtur futboll, ishin fjalët e kapitenes së parë të ekipit tokë kombëtare. Sot kemi gati 200 futbolliste dhe presim të masivizohet futbolli i vajzave. Vajzat duhet të inkurajohen, do të kënaqen, pasi edhe mbështetja nuk do të mungojë”. Pas marrjes së çmimit, Megi Doçi u shpreh: “Kënaqësi të jem sonte mes më të mirave dhe më të mirëve. Diçka e bukur, organizim i bukur. Falënderoj FSHF-në për zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Ky çmim i dedikohet familjes time, që më ka mbështetur gjithmonë”, – tha Doçi para të pranishmëve. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ