Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBERLIN:Nuk jemi palë në luftën kundër Rusisë

BERLIN:Nuk jemi palë në luftën kundër Rusisë

Qeveria gjermane ka përsëritur se ajo nuk është palë ndërluftuese në luftën në Ukrainë, pas deklaratës së ministres së Jashtme, Annalena Baerbock e cila shkaktoi një reagim të menjëhershëm të Moskës. “NATO dhe Gjermania nuk janë palë ndërluftuese në këtë luftë agresioni të Rusisë kundër Ukrainës”, tha sot zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, në Berlin. “Ne mbështesim Ukrainën, por nuk jemi palë në luftë”, tha ajo. “Ne po luftojmë një luftë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit”, tha dje Baerbock duke bërë thirrje për kohezion midis aleatëve perëndimorë në Këshillin e Evropës, në Strasburg. Media shtetërore ruse e ka shfrytëzuar këtë deklaratë si provë, se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së ishin palë të drejtpërdrejta në konfliktin në Ukrainë. Udhëheqësit rusë kanë pretenduar prej kohësh se mbështetja perëndimore për Ukrainën ka arritur një nivel që mund t’i implikojë ata në konflikt. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments