Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Përjashtohet dërgimi i avionëve luftarakë dhe vendosja e trupave tokësore në...

Scholz: Përjashtohet dërgimi i avionëve luftarakë dhe vendosja e trupave tokësore në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz vendosi sot në Bundestag, disa kufijë lidhur me mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, duke përjashtuar dërgimin e avionëve luftarakë ose vendosjen e trupave tokësore. “E kam bërë të qartë, edhe më herët se nuk po flasim për avionë luftarakë dhe të njëjtën gjë po bëj edhe këtu”, tha ai. “Ne nuk do të dërgojmë trupa tokësore në asnjë rrethanë. Nuk do të ketë përfshirje të drejtpërdrejtë të ushtarëve të NATO-s në luftën e Ukrainës. Deri tani nuk ka qenë rasti dhe nuk do të jetë edhe në të ardhmen”, tha Scholz. “Kjo është thënë që në fillim, jo vetëm nga unë, por edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden’, shtoi ai. Scholz njoftoi sot në mëngjes se Ukraina do të merrte 14 tanke luftarake “Leopard 2” nga stoqet e Bundeswehr-it. Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Melnyk kërkoi dje në mbrëmje dorëzimin e avionëve luftarakë, pasi vendimi i qeverisë gjermane u raportua gjerësisht. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments