Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBashkimi i fermerëve e certifikimi i vajit të ullirit

Bashkimi i fermerëve e certifikimi i vajit të ullirit

Nën kujdesin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka nisur faza e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit të ullishtave dhe krijimin e markës së certifikuar të vajit të ullirit sipas rajoneve. Ministrja Krifca tha se, skema synon gjetjen e tregjeve për eksport dhe frenimin e shitjeve informale. “Shqipëria është një vend i bekuar në prodhimin e ullirit dhe jemi optimistë për prodhimin e lartë të ullirit që ka shënuar vendi ynë veçanërisht këtë sezon nxitur edhe nga skemat e mbështetjes me subvencionime”, u shpreh Krifca, teksa vuri në dukje se ajo çka MBZHR po bën në mbështetje të kësaj kulture është futja në dy skema financimi të rëndësishme. “Ne do të vazhdojmë ta mbështesim prodhuesit e ullirit për punime të mekanizuara me “naftë pa taksa” dhe për herë të parë këtë vit e mbështesim ullirin në skemat e programit IPARD, ku kemi masë për përpunimin dhe ringritjen e fabrikave të përpunimit të ullirit sipas standardeve më të mira”, deklaroi ministrja. Krifca theksoi se, ekipet e ministrisë janë në territor për të orientuar fermerët drejt bashkëpunimit dhe certifikimit të prodhimit si hap kryesor në zhvillimin e eksportit të vajit të ullirit” . Ministrja solli shembullin e fermerëve të Roskovecit, të cilët do të jenë të parët që do të zbatojnë bashkimin. Për ngritjen e pikave të grumbullimit, përpunimit dhe depozitimit të vajit, fermerët në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të përdorin si financim pas aplikimeve fondet e IPARD. Projekti pilot do të shtrihet edhe në tre bashki të tjera. Skema ka funksionuar në fshatin Shirgjan të Elbasanit, që nisi zbatimin 23 vite më parë, me ndihmën e donacioneve të huaja. Agron Çakalli, administratori i Federatës Bujqësore në Elbasan (F.B.E) pohon se në vitin 2000, me ndihmën financiare të Kooperimit Italian, tetë fermerë të fshatit Shirgjan bashkuan secili 20 rrënjë ullinj që trashëguan pas rënies së komunizmit. Çakalli thotë se interesi i fermerëve që bashkuan ullishtat ishte pasi tokat mbetën pa u punuar.ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments