Rusia po planifikon ofensiva të reja, ne duhet t’i sigurojmë Ukrainës armë të rënda, deklaroi nga Berlini shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. ”Ukraina ka nevojë për tanke luftarake për të zmbrapsur sulmet e Rusisë dhe për të çliruar territorin e saj”, shtoi ai. Stoltenberg mirëpriti njoftimet e fundit nga aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Kanadanë, Danimarkën, Holandën dhe Suedinë në lidhje me mbrojtjen ajrore, mjetet luftarake të këmbësorisë dhe mjetet e blinduara. Ai gjithashtu përshëndeti faktin që Britania e Madhe, Franca dhe Polonia janë të gatshme të furnizojnë tanke dhe tanke të lehta dhe u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të ndjekin drejtimin e tyre. ATSH