Rruga Shtyllë-Panarit, e cila u bllokua një ditë më parë, tashmë është liruar nga bora dhe është e kalueshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare dhe ato turistike janë të kalueshme nga automjetet, kryesisht me zinxhirë. Gjatë këtyre ditëve të fundit, qarku i Korçës pati problematika, si pasojë e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Në zonat malore u vu re një prezencë e dëborës, që arrinte deri në 10 cm, ndërsa temperaturat shkuan nën zero. Sipas njoftimit të Emergjencave, reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 centimetra. Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë periudhës dimërore. ATSH
Korçë, rrugët kombëtare dhe turistike janë të kalueshme nga automjetet
RELATED ARTICLES