Parku Arkeologjik i Adrianopolit është një nga më të bukurit parqe, pranë qytetit nën mbrojtjen e UNESCO, Gjirokastrës, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Margariti nënvizoi se, punonjësit e DRTK Gjirokaster vijojnë punën për pastrimin dhe sistemimin e Parkut Arkeologjik i Adrianopolit, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe motit të lagësht. “Me gjithë temperaturat e ulëta dhe motin e lagësht, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – DRTK Gjirokaster vijojnë punën për pastrimin dhe sistemimin e monumenteve të kulturës”, theksoi Margariti në një postim në rrjetet sociale. Qyteti antik i Adrianopolit ndodhet në fushë të hapur 14 km në jug të Gjirokastrës, rreth 300 m larg rrugës automobilistike Gjirokastër- Sarandë, në Bashkinë e Dropullit. Në këto ditë vere ai është kthyer në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Falë edhe gërmimeve arkeologjike të viteve të fundit, në këtë sit janë shtuar pikat e vizitueshme për turistët, duke rritur interesimin e tyre për guidat në këtë zonë. ATSH