Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIZRAEL – 100 000 persona në protestë ndaj Netanyahut

IZRAEL – 100 000 persona në protestë ndaj Netanyahut

Më shumë se 100,000 njerëz protestuan në Tel Aviv kundër qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu, sipas vlerësimeve të policisë. Protestuesit, të cilët denoncojnë koalicionin e Netanyahut si më të djathtin në historinë e vendit, u mblodhën për të tretën herë radhazi natën e së shtunës në disa lokacione në qendër të qytetit bregdetar izraelit. Në tubim mori pjesë edhe ish-kryeministri Yair Lapid. Gjatë mbrëmjes pritet një rritje e numrit të pjesëmarrësve. Demonstrata u paralajmëruan edhe në qytetet e Jerusalemit, Haifës dhe Beershebës. Protestat u drejtuan kryesisht kundër synimit të qeverisë për të dobësuar qëllimisht sistemin gjyqësor të vendit. Sipas planeve të ministrit të drejtësisë Yariv Levin, shumica në parlament duhet të jetë në gjendje të miratojë një ligj, edhe nëse sipas Gjykatës së Lartë ai shkel ligjin themelor. Levin gjithashtu dëshiron të ndryshojë përbërjen e trupit që emëron gjyqtarët. Ndryshimet me ndikim të gjerë mund të funksionojnë gjithashtu në favor të Netanyahut në gjyqin e tij aktual për korrupsion. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments