Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEBie intensiteti i reshjeve, përmirësohet qarkullimi 

Bie intensiteti i reshjeve, përmirësohet qarkullimi 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot se, rënia e intensitetit të reshjeve ka sjellë edhe përmirësimin e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend. Sipas ARRSH-së, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa problem. Situara paraqitet problematike vetëm në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, pasi vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirëi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës. Dendësia e dëborës në këtë aks shkon mbi 1 m. “Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apeloi drejtuesit e mjeteve ARRSH. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments