Për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme, 5 banesa në fshatin Katundisht në bashkinë e Këlcyrës rrezikojne shembjen për shkak të rrëshqitjes masive të tokës. Banesat në këtë fshat aktualisht janë fundosur mbi 1 metër, ndërsa banorët kërkojnë ndihmën e autoriteteve. Zyrtarë të bashkisë së Këlcyrës dhe strukturat e emergjencave civile janë duke verifikuar këtë situatë, ndërsa pritet një grup ekspertësh gjeologë për të bërë vlerësimin e gjendjes së banesave. Gjatë këtyre ditëve, në territorin e bashkise së Kelcyres, ka patur mjaft probleme si pasojë e motit të keq, ku disa akse rrugore janë bllokuar ndërsa fenomeni i erozionit dhe rrëshqitjes së tokës është më shqetësuesi. RTSH
Rrëshqitja e tokës në Këlcyrë, në Katundisht rrezikohen 5 shtëpi
RELATED ARTICLES