Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPolicia shton prezencën në akset rrugore

Policia shton prezencën në akset rrugore

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa ka bërë me dije se si pasojë e motit të keq janë vënë në gjendje gatishmërie edhe forcat speciale “Shqiponja” dhe FNSH. Në një njoftimin për shtyp, Policia thekon se, “Shërbimet e Policisë Rrugore, janë në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore”. Gjithashtu në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas Policisë, SPZ-të janë shpërndarë në zona dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe me administratorët e njësive administrative. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments