Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPërmbytje në shumë komuna, qeveria po e menaxhon situatën

Përmbytje në shumë komuna, qeveria po e menaxhon situatën

Qeveria e Kosovës ka dal me një njoftim për situatën e përmbytjeve nëpër disa komuna të vendit si pasojë e reshjeve të shiut. Sipas qeverisë, përballja me përmbytjet po vazhdon edhe sot, teksa institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve. Sipas njoftimit deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës; në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës; në komunën e Skenderajt; -në Istog, ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare. Po ashtu, sipas njoftimit të përgjithshëm, përmbytje ka pasur edhe në Klinë, ku po ashtu janë evakuar mbi 40 familje, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve; në lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar. Në Komunën Veriore të Mitrovicës, sipas njoftimit, probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi; -në Komunën e Zveçanit, ku janë rrezikuar 40 shtëpi, në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit, ku 4 familje janë evakuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi. Ndryshe, sot në mëngjes, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan komunën e Istogut. Krahas 20 pjesëtarëve të FSK-së që po angazhohen për t’u dalë në ndihmë banorëve të fshatit Drejë, në Istog, kryeministri u takua edhe me kryetarin e kësaj komune, Ilir Ferati si dhe vizitoi qytetarët e evakuar të cilët po qëndrojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore do të qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata”, thuhet në njoftimin e qeverisë për gjendjen e vërshimeve. RSTH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments