Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForcohet dollari, euroja nuk ndryshon

Forcohet dollari, euroja nuk ndryshon

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja ruajti të njëjtën vlerë këmbimi me lekun, sa të mërkurën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.36 lekë dhe këmbehet me 107.56 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 116.37 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.28 lekë duke u ngjitur në kuotën 132.58 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 117.33 lekë, ose 0.10 lekë më pak se ditën e mërkurë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments