Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESaimir Pirgu, në Teatrin Massimo të Palermos

Saimir Pirgu, në Teatrin Massimo të Palermos

Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, ka triumfuar në skenën madhështore të Teatrit Massimo në Palermo, duke interpretuar rolin e Alfredo-s në operën “La traviata” të Giuseppe Verdi-t, që konsiderohet pjesë e trilogjisë popullore të tij. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit të Tiranës, përgëzoi tenorin Pirgu për përfaqësimin e shkëlqyer që po i bën Shqipërisë, si një nga ambasadorët tanë të kulturës në teatrot më të mirënjohur ndërkombëtarë. Gjithashtu drejtuesja e këtij institucioni, Abigeila Voshtina, ka shkruar në rrjetet sociale duke uruar tenorin Saimir Pirgu për suksesin në Palermo, e duke e vlerësuar atë si një performancë të çmueshme. “Me interpretime të tilla mbresëlënëse e dinjitoze, si vokalisht ashtu dhe dramatikisht, Saimir Pirgu ngre peshë zemrat e gjithë shqiptarëve për përfaqësimin e shkëlqyer, jo vetëm në Itali por edhe në piedestalet më të larta të Operës në mbarë botën”, shkruan Abigeila Voshtina. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments