Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKalashnikov në 2022 realizoi prodhimin më të lartë në 20 vitet e...

Kalashnikov në 2022 realizoi prodhimin më të lartë në 20 vitet e fundit

Kompania ruse e mbrojtjes “Kalashnikov” njoftoi se në vitin 2022 ka arritur prodhimin më të lartë të armëve në 20 vitet e fundit. Në njoftimin e kompanisë thuhet se vitin e kaluar kompania ka rritur prodhimin e armëve me 40 për qind në krahasim me vitin 2021. Më tej thuhet se vitin e kaluar kompania ka përmbushur 45 porosi prodhimi për vendin, si dhe janë realizuar 25 porosi në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik. Në njoftim u theksua se këto janë porositë më të mëdha që janë realizuar në historinë e kompanisë, si dhe theksohet se prodhimi i armëve ka arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Kalashnikovi, i njohur gjithashtu si AK-47, u projektua në vitin 1947 nga Mikhail Kalashnikov, si pushka e parë automatike në botë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments