Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMoti i keq pezullon dhe vonon lundrimet në Portin e Durrësit

Moti i keq pezullon dhe vonon lundrimet në Portin e Durrësit

Kushtet e këqija të motit që kanë përfshirë të dy anët e Adriatikut, nga pjesa shqiptare dhe ajo italiane ka detyruar që të pezullohen pjesërisht lundrimet e trageteve, ndërsa të tjerë janë shtyrë deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike. Sipas burimeve nga drejtoria e Përgjtihshme Detare, vetëm trageti Rigel VII po bëhet gati për tu nisur gjatë paradites së sotme me mjaft orë vonesë. Ndërkohë nga porti i Barit është nisur rreth orës 03. të mëngjesit trageti Rigel III, i cili pritet të mbërrijë në Durrës rreth mesditës. Gjithashtu janë anulluar edhe lundrimet e tragteve që kryejnë linjën Durrës-Ankona dhe anasjelltas ndërsa pasagjerët janë njoftuar që të imbarkohen në tragete sipas orarit të caktuar duke pritur aty për nisjen e lundrimeve. Ndërkohë situata duket e normalizuar në qarkun e Shkodrës. Fatmirësisht nuk nuk raportohen probleme permbytjesh ndërsa thuajse në të gjitha njësitë administrative ka probleme me mungesën e energjisë e elektrike. Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 6.05 m me një rritje prej 25 cm m nga kuota max 7.50 m , ndërsa Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 7.40 m nga kuota max 8.70 m. Ndonëse reshjet me intensitet të lartë të rëna gjatë natës, nuk kanë shkaktuar situata përmbytjesh në asnjë zonë të territorit të vendit, ministria e Mbrojtjes njofton se piku i prurjeve pritet të jetë pas dy ditësh (20 janar), ndaj bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim. Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje. Po ashtu Mbrojtja njofton se nën monitorim është edhe situata edhe në zonat malore, ku ka patur reshje bore. Ndërkohë po punohet në disa akse nga punonjësit e ARRSH për pastrimin e rrugëve nga inertet dhe nga forcat e OSHEE për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në disa njësi administrative. Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments