Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBordi i Transparencës: Çmimi i naftës 208 lekë/litër

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës 208 lekë/litër

Bordi i Transparencës për karburantet informoi sot se, çmimi i naftës dhe benzinës do të rritet, pas rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër”, theksoi Bordi. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër”, shtoi Bordi. Bordi gjithashtu njoftoi se, “çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër”. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments