Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE: Kompanitë ndërkombëtare duhet të paguajnë më shumë taksa

BE: Kompanitë ndërkombëtare duhet të paguajnë më shumë taksa

Gabriel Zucman, Drejtor i Observatorit të taksave të BE-së, kërkon që pjesëmarrësit në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit t’i bëjnë kompanitë ndërkombëtare, pra ato kompani që kontrollojnë prodhimin e mallrave ose shërbimeve në të paktën një vend tjetër nga vendi i tyre, të paguajnë më shumë taksa, shkruan The Guardian. Zucman shpjegoi se ”do ishte e drejtë që këto kompani të paguajnë pjesën e taksave që u takon dhe të kontribuojnë më shumë në financat publike. Në kushtet e sotme ato janë fituesit e mëdhenj të globalizimit, ndërsa normat e taksave ndaj tyre janë ulur”. “Në të njejtën kohë, qytetarët e zakonshëm ose bizneset e vogla që zakonisht kanë përfituar më pak nga globalizimi, kanë paguar më shumë taksa”, shton drejtori i Observatorit të taksave në BE, një qendër e pavarur kërkimore me seli në Paris. Deri më sot më sot BE ka dakordësuar dhe vendosur aplikimin e taksës së fitimeve të luksit për kompani të caktuara energjetike që në kushtet e krizës po fitonin jashtëzakonisht se sa më parë.ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments