Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMbi 84 mijë fermerë me NIPT

Mbi 84 mijë fermerë me NIPT

Rritja e fondeve në dispozicion të subvencioneve në bujqësi përmes skemës mbështetëse, po ndikon në rritjen e formalizimit të këtij sektori. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në analizën vjetore të Ministrisë, bëri të ditur se, zgjerimi i mbështetjes për fermerët në Skemën Kombëtare me masën e naftës pa taksa dhe subvencionimin për mbjelljen e grurit, gjatë vitit 2022, shtoi interesin e 21.397 fermerëve për tu regjistruar me NIPT. Ministrja Krifca tha se, në fund të vitit 2022, në total janë aktivizuar (formalizuar) 84 383 fermerë me NIPT-e. Qarqet me fluksin më të lartë të regjistrimit me NIPT-e janë Fieri, Korça, Elbasani, Berati dhe Vlora. Prej disa vitesh qeveria është kthyer në një partnere të fermerit në vend. Pas reformës territoriale administrative dhe me krijimin e 61 bashkive të reja, që janë njësi administrative dhe ekonomike, qeveria i kushtoi rilindjes në fshat paketën më të madhe financiare. Nga 130 mijë ha tokë afërsisht që ishin nën ujë në vitin 2013, sot llogariten 225 mijë hektarë. Qeveria po ashtu ka hartuar programe financimi për stimulimin e pikave të grumbullimit, frigoriferëve dhe linjave të përpunimit. Nga ana tjetër eksportet e produkteve bujqësore gjatë vitit 2022 arritën vlerën 55.1 miliardë lekë duke shënuar nivelin më të lartë të rritjes së tyre në bujqësi. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, krahasuar me një vit më parë eksportet bujqësore u rritën në sasi me 15.6% gjatë vitit 2022 dhe në vlerë 18.1% më shumë. Përkatësisht eksportet bujqësore nga 360.7 mijë tonë në vitin 2021 arritën në 416.8 mijë tonë. Ndërsa në vlerë u rritën nga 450 milionë dollarë në 500.8 milionë dollarë. Ndërkohë që mbështetja financiare për fermerët përmes Skemave Kombëtare gjatë vitit 2022 arriti në afro 5.1 miliardë lekë. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments