Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi se ka shitur rreth 67 200 MWh energji elektrike për periudhën 16-22 janar. KESH arriti të shesë këtë sasi energjie në dy lote. Përkatësisht në lotin e parë shiti 42 mijë MWh energji me një çmim të ponderuar prej 139.70 euro/MWh. Në lotin e dytë shti 25 200 MWh energji elektrike me një çmim të ponderuar 69.16 euro/MWh. Më herët KESH kishte kërkuar të depozitojë 163 800 MWh energji elektrike por procedura nuk ishte e suksesshme. ATSH