Tv Klan – Rikthehen reshjet intensive | Lajme News

0
7

Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, pritet të intensifikohen përgjatë të martës. Sinoptikanët kanë parashikuar që veriu dhe veriperëndimi i vendit të marrin sasitë më të mëdha të këtyre reshjeve duke rrezikuar edhe përmbytje. Hakil Osmani: E gjithë java e paqëndrueshme me reshje. Më të dendura të martën dhe të mërkurën ku priten shira mesatare dhe intensive në veri-veriperëndim. Por ndryshe nga ditët e para, pjesa e dytë e javës do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që reshjet e shiut t’i lënë vendin dëborës në zonat malore. “Pjesa e dytë e javës sjell reshje dëbore në zonat malore të premten dhe të shtunën. Do të ketë sasi të konsiderueshme dëbore në zonat malore.” Sipas parashikimeve nuk do të mungojnë edhe stuhitë e forta të erës në det dhe tokë. Sa i takon temperaturave, pritet që termometri të zbresë deri në -3 gradë në zonat malore.