Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDavos: Kultura, nxitëse e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm

Davos: Kultura, nxitëse e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm

Kultura si faktor i rëndësishëm, që bën bashkë të gjithë sektorët e industrisë kreative, publiken e privaten mblodhi në Davos të Zvicrës ministrat e Kulturës. Në këtë konferencë të dytë, mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Shqipëria prezantohej me programe e projekte konkrete, mbështetur në parimet e Baukultur dhe memorandumit të nënshkruar në vitin 2018, si “100 fshatrat”, “Art në Hapësira Publike” apo “Parku i Artit”. Në një postim të ministres së Kulturës, në rrjetet sociale, thuhet se nisma si Baukultur apo New European Bauhaus synojnë të ngrenë kulturën në nivele sipërore, ta shndërrojnë në nxitës të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm përballë krizave që kalon mbarë bota, si ndryshimet klimatike, pandemitë dhe lufta. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments