Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETACensusi ndërkombëtar për shpendët ujorë dimërues në 33 ligatina

Censusi ndërkombëtar për shpendët ujorë dimërues në 33 ligatina

Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kanë nisur censusin ndërkombëtar të shpendëve ujorë dimërues. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e specialistëve për kryerjen e censusit, i cili do të zhvillohet edhe ditën e nesërme. “Është e shtunë, por specialistët e zonave të mbrojtura janë sot në terren për censusin ndërkombëtar të shpendëve ujorë, monitorimi vjetor që bëhet çdo 14-15 janar njëkohësisht në 143 vende të botës”, tha Kumbaro. Ministrja Kumbaro u shpreh se, “në Shqipëri censusi kryhet në 33 ligatina të ndryshme nga veriu në jug. Një proces fort i vyer që kontribuon në mbrojtjen dhe ruajtjen e shpendëve ujorë dhe të habitateve ku ata jetojnë”. Censusi i shpendëve dimërues i realizuar në Shqipëri përgjatë vitit 2022, bëri të mundur numërimin e 138.494 individëve, ku u identifikuan rreth 64 lloje, në 33 zona. Shqipëria i është bashkuar censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Në nivel ndërkombëtar censusi ka filluar që në vitin 1967. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments